Një person ka vdekur si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur të shtunën në Kaçanik.
“Një veturë me targa vendore të cilën e drejtonte një femër kosovare si pasoj e mospërshtatjes së shpejtësisë së lëvizjes kushteve të rrugës ka dal nga rruga dhe është përplasur në anësoret e rrugës.
Si pasojë e aksidentit lëndime vdekjeprurëse ka pësuar një mashkull kosovar - pasagjer në veturë.”, ka informuar Policia.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për autopsi.