Një person është arrestuar dje në Vushtrri nën dyshimin se e ka therur me thikë një person.
Atij i ka shkaktuar lëndime trupore.
“Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.”, ka informuar Policia.
Rasti është cilësuar si “Vrasje në tentativë”.