Një aksident trafiku ka ndodhur në orën 21:00, në rrugën "C", në Prishtinë, ku si pasojë lëndime trupore kanë pësuar tre persona.
Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti i ka thënë se në këtë aksident kanë qenë të përfshirë dy këmbësorë dhe 5 automjete; tri automjete kanë qenë në lëvizje dhe dy të tjera të parkuara.
“Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar 3 persona si dhe janë shkaktuar dëme materiale.
Me rastin po merret njësiti i trafikut”, tha ajo.