Vetëm brenda 24 orëve në Kosovë, janë raportuar shtatë raste të dhunës në familje.
Kështu ka bërë të ditur Policia e Kosovës në raportin 24-orësh.
Këto janë rastet:
Fushë Kosovë, 15.05.2023-19:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje, ka sulmuar fizikisht prindin e tij viktimën mashkull kosovarë. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit, është liruar në procedurë të rregullt.
Ferizaj 15.05.2023-00:10. Viktima femër kosovare ka njoftuar policinë se është sulmuar fizikisht nga i fejuari i saj i dyshuari kosovar. Viktima ka pranuar trajtimin e nevojshëm mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Ferizaj, 15.05.2023-18:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi qe i njëjti pas një mosmarrëveshje, ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim te prokurorit, dërgohet ne mbajtje.
Ferizaj, 15.05.2023-22:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi qe i njëjti pas një mosmarrëveshje, ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim te prokurorit, dërgohet ne mbajtje.
Suharekë, 15.05.2023-16:50 Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht ish bashkëshorten e tij, viktimën femër kosovare. Viktima është dërguar për tretman mjekësor në Spitalin e Prizrenit, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Klinë, 14.05.2023-11:00. Me datë 15.05.2023 viktima femër kosovar ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj, i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari është arrestuar, dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Mitrovicë 15.05.2023-11:00.Viktima femër kosovar ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga babai i saj, i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari është arrestuar, dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.