Një përleshje me armë zjarri ka ndodhur sot rreth orës 13:00 tek vendi i njohur “Hani i Dilit”, në Prishtinë.
Ende nuk dihet nëse ka persona të plagosur.
Mirëpo media do të ju mbajë të informuar rreth zhvillimeve të fundit.
Media po ashtu ka dërguar pyetje tek zyrtarët e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës dhe është në pritje të përgjigjes.