Me urdhër të Prokurorisë Speciale, sot është arrestuar një person si i dyshuar për shije të paautorizuar të armëve në Prishtinë.
I njëjti akuzohet edhe për pjesëmarrje ose organizim të grupit kriminal të organizuar.
“Në cilësinë e provave dhe dëshmive materiale janë sekuestruar:
një pushkë automatike,
dymbëdhjetë fishekë AK-47
dyqind e pesë fishekë të armës së gjatë,
një karikator i armës AK-47,
një kondakt – druri dhe
një telefon si dhe dëshmi tjera relevante lidhur me rastin.