Sot rreth orës 16:50 një tren dhe një automjet janë përfshirë në një aksident në Fushë Kosovë, ku kanë mbetur të lënduar katër persona.
“Rreth orës 16:50 është raportuar lidhur me një aksident në Fushë Kosovë, rr. Fehmi Lladrovci ku janë përfshirë; treni që qarkullon në drejtimin Prishtinë-Pejë dhe një automjet”, ka thënë Daut Hoxha, zëdhënës i Policisë së Kosovës.
“Sipas informacioneve fillestare katër persona raportohet të kenë marrë lëndime trupore, është njoftuar emergjenca, perderisa njësitet kompetente policore janë duke u marrë me rastin”.
Policia e Kosovës ka kërkuar që vozitësit e automjeteve të jenë vigjilentë gjatë drejtimit të tyre dhe t’i respektojnë shenjat e trafikut.
“Kerkojmë nga të gjithë pjesmarrësit në rrugë, në veçanti nga drejtuesit e automjeteve që gjatë drejtimit të automjeteve të jenë vigjilentë, t’i respektojnë shenjat e trafikut dhe kujdes të shtuar të paraqesin nëpër udhëkryqe dhe aty ku kalojnë hekurudhat”.