Pasi u sulmua fizikisht e psiqikisht nga i dyshuari mashkull, një grua në Fushë Kosovë u dërgua në strehimore.
Policia e Kosovës ka njoftuar se dje pasdite është raportuar nga viktima femër kosovare se ka pësuar dhunë fizike e psiqike nga i dyshuari mashkull kosovar dhe pas konsultimit me prokurorin është dërguar në strehimore.
“Viktima femër kosovare ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar ka ushtruar dhunë fizike dhe psiqike ndaj saj. Viktima me kërkesën e saj dhe me konsultim të prokurorin është dërguar në strehimore”, thuhet në njoftimin e PK-së.
Tutje thuhet se i dyshuari gjendet në arrati ndërsa rasti është duke u hetuar.