Dy persona janë arrestuar dje në Ferizaj pasi dyshohen se kanë kryer disa vjedhje të rënda në lokacione të ndryshme (shtëpi, banesa, etj).
Me vendim të prokurorit, sipas Policisë, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
Rasti është cilësuar si “Vjedhje e rëndë”.
Nuk jepen detaje tjera.