Një burrë është arrestuar dje në Gjilan pasi ka sulmuar fizikisht një person zyrtar.
Këtë e ka bëtë të ditur vetë viktima, i cili ka raportuar se gjithçka ka ndodhur derisa ishte në krye të detyrës zyrtare.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Rasti në raportin 24-orësh të Policisë:
Rr. Lufta e Gjilanit, Gjilan 18.05.2023 – 16:05. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se gjatë kryerjes së detyrës zyrtare është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.