Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar të dyshuarin e katërt për kryerje të veprës penale “vrasje në tentativë” më 6 maj në fshatin Mamushë të Prizrenit.
Sipas njoftimit të Policisë të dyshuarit 49 vjeçar, A.B i është gjetur dhe më pas sekuestruar një armë e modelit Ekol Jackal.
Gjithashtu atij i është gjetur dhe një karikator si dëshmi materiale.
“Me datën 22.05.2023, rreth orës 13:00 , nga ana e policeve hetueseve te Sektorit Rajonal te hetimeve te DRP te Prizrenit është identifikuar ,është lokalizuar vendqëndrimi i tije dhe është arrestuar i dyshuari A.B. ( 49 vjeçar ) ,për te cilin ekziston dyshimi i arsyeshëm per kryerje te veprës “ Vrasje ne Tentative “ me date 06.05.2023 te ndodhur ne fshatin Mamushe.”, njofton Policia.