ë hënën mbrëma, një person me inicialet A.F. është dërguar në mbajtje pasi që i njëjti dyshohet për tri vepra penale.
Sipas PK-së, i njëjti i është përgjigjur ftesës së policisë për intervistim, ku më pas është dërguar në mbajtje.
“Mbrëmë personi i dyshuar A.F., mashkull 24 vjeç, i është përgjigjur ftesës së policisë për intervistim, lidhur me tri vepra penale (detyrim, kanosje dhe lëndim trupor), të raportuara në Podujevë”.
“Personi i dyshuar, pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në qendrën e mbajtjes, ndërkohë që hetuesit po kryejnë veprimet e nevojshme policore para se lënda e të dyshuarit të procedohet më tej”.