Një person është plagosur dje në Podujevë, ndërsa tre persona të tjerë kanë pranuar tretman mjekësor.
Lidhur me rastin, është arrestuar një person.
Policia ka informuar se të gjithë të lënduarit pas tretmanit mjekësor janë liruar.
“Është raportuar për një rrahje në mes të disa personave. Si pasojë, një person mashkull kosovar është plagosur nga arma e zjarrit i cili më pas është dërguar për tretman mjekësor, po ashtu tre meshkuj kosovarë kanë pranuar tretman mjekësor. Në vendin e ngjarjes është konfiskuar një pistoletë, një gëzhojë dhe një shkop druri.”, ka bërë të ditur Policia.