Një shtetas serb është arrestuar sot në Gjilan.
Kjo pasi kishte pasur urdhër arrest ndërkombëtar për vrasje, të lëshuar nga Mali i Zi.
“Policia e Kosovës, njësite patrulluese nga stacioni policor në Gjilan më datën 24.05.2023 gjatë patrullimit në qytetin e Gjilanit deri sa ishin duke kryer detyra operacionale kanë ndalur të dyshuarin S.J. (viti i lindjes 1981, mashkull kosovar serb).
Gjatë verifikimit i njëjti dyshohet se është i kërkuar në bazë të një urdhër arrestit ndërkombëtar i lëshuar nga Mali i zi për veprat penale ‘‘Vrasje e rendë’’ dhe “Themelim i organizatës kriminale””, thuhet në njoftimin e policisë.