Është arrestuar një person që ka tejkaluar patrullën e trafikut në rrugën nacionale Prishtinë-Mitrovicë, duke lëvizur me 215 kilometra në orë në zonën ku kufizimi ishte 80 kilometra në orë.
Sipas njoftimit, thuhet se shoferi kishte lëvizur me veturë e tij të tipit Audi.
Në bashkëpunim me patrullën e rajonit të Mitrovicës është ndaluar ngasësi i automjetit në fsharin Gracë.
Ndaj shoferit janë ndërmarrë masat ligjore.