Për shkak të një borxhi, pesë persona janë rrahur mes vete dje në sheshin “Vëllezërit Kryeziu” në Gjakovë.
Si pasojë e përleshjes, njëri prej tyre ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor.
Tre janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit njëri është dërguar në mbajtje dy të tjerë janë liruar, ndërsa edhe dy të tjerë gjenden në arrati.
“LËNDIM I LEHTË TRUPOR & SULM- Sheshi, Vëllezërit Kryeziu, Gjakovë 24.05.2023-16:20. Pas një mosmarrëveshje rreth një borgji pesë të dyshuar meshkuj kosovarë janë rrahur mes veti dhe si pasojë njëri prej tyre ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor. Tre prej tyre janë arrestuar dhe pas intervistimit, me vendim të prokurorit njëri prej tyre është dërguar në mbajtje ndërsa dy të tjerët janë liruar. Dy prej të dyshuarve gjenden në arrati, rasti në procedurë hetimore.”