Një person është arrestuar në Gjilan.
Ai dyshohet se ka vjedhur disa pajisje nga shtëpia e viktimës, të cilat më pas i janë sekuestruar.
“VJEDHJE E RËNDË- Gjilan 12.04.2025 – 09:55. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se nga shtëpia e viktimës ka vjedhur disa paisje.
Gjatë realizimit të urdhëresës së gjykatës janë gjetur dhe sekuestruar tre paisje. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.”