Një aksident trafiku ka ndodhur edhe dje në fshatin Babaj i Bokës në Gjakovë, ku janë përfshirë dy automjete, një veturë dhe një traktor.
Si pasojë e ndeshjes, shoferi i traktorit ka pësuar lëndime të rënda trupore, ku fillimisht është trajtuar në Gjakovë e më pas është transferuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovë.
Deri te aksidenti dyshohet të ketë ardhur për shkak të tejkalimit të rrezikshëm nga ana e shoferit të veturës, i cili ka goditur më pas traktorin.
Kujtojmë se në vazhdimësi bëhet thirrje për kujdes në komunikacion, pasi rastet e aksidenteve me fatalitet nuk po kanë të ndalur dhe shkaktarët më së shpeshti janë moszbatimi i rregullave.