Një person pa shenja jete është gjetur ditë e diel në Prishtinë.
Siç njofton Policia, viktima është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij.
“Është raportuar se viktima mashkull kosovar në shtëpinë e tij është gjetur pa shenja jete, vdekjen e të cilit e ka konstatuar mjeku në vendin e ngjarjes.
Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, rasti vazhdon të trajtohet nga ekipet hetimore”, thuhet në njoftim.