Policia në Pejë sot ka arrestuar dhe ndaluar për 48-orë një person, i cili ka kanosur një zyrtar policor.
Bëhet e ditur se deri te kjo erdhi pasi i dyshuari ishte ftuar në stacionin policor në Pejë për t’u intervistuar në cilësinë e personit tё dyshuar për një rast.
“I dyshuari posa ёshtё takuar me zyrtarin policor – i cili e ka njoftuar pёr arsyen e ftesës, menjёherё e ka kanosur me fjalë fyese.
Nga zyrtarёt policorë i ishte tërhequr vërejtja, mirёpo i njëjti prapë ka vazhduar duke e kanosur viktimën – zyrtarin policor”, thuhet në njoftimin e policisë.