Një person është plagosur mbrëmë në Skenderaj.
I njëjti është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe është konfiskuar një pistoletë me dy fishekë, një gëzhojë dhe një thikë.
I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Njoftimi i plotë i policisë:
VRASJE NË TENTATIVË/Rr. Bekim Berisha, Skenderaj 31.05.2023 – 20:27. Viktima mashkull kosovar është dërguar në QKUK për tretman mjekësor, pasi që ishte plagosur nga i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari është arrestuar dhe është konfiskuar një pistoletë me dy fishekë, një gëzhojë dhe një thikë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.