Dogana e Kosovës ka informuar sot se ka sekuestruar barna të pazhdoganuara në një barnatore në Skenderaj.
Ka filluar procedura kundërvajtëse ndaj personit përgjegjës.
“Pas pranimit të informatave nga qytetarët, zyrtarët e Doganës kanë kryer një kontrolle në një barnatore.
Kontrolli ka zbuluar mallra, respektivisht barna të pa zhdoganuara (pa banderolla) në sasi të konsiderueshme.
Të gjitha mallrat janë konfiskuar.”, është bërë e ditur në komunikatë.