Tre persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në fshatin Maxhunaj të Vushtrrisë.
Lajmin për median e ka konfirmuar Avni Zahiti, zëdhënës i policisë në rajonin e Mitrovicës.
“Sonte, rreth orës 20:30, është raportuar për aksident trafiku i ndodhur në rrugën nacionale Mitrovicë- Prishtinë në fshatin Maxhunaj.
Në aksident janë përfshirë dy vetura, si pasojë e aksidentit tre persona janë lënduar”, ka thënë Zahiti.