Janë zhdukur dy vëllezër në Ferizaj.
Rastin e ka raportuar nëna e tyre, derisa ka bërë të ditur se të dy kanë dalë nga shtëpia dhe nuk dihet ende vendndodhja e tyre.
Në raportin 24 orësh të policisë thuhet se rasti vazhdon të hetohet.
“Rr. Bajram e Gursel Sylejmani, Ferizaj 02.06.2023 – 11:00. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se dy fëmijët e saj, viktimat meshkuj kosovarë kanë dalë nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e tyre. Rasti vazhdon të hetohet”, raporti i plotë i policisë.