Një person ka raportuar se disa të panjohur i kanë vjedhur veturën e tij, në parkingun e hotelit.
Ngjarja u raportua në Rahovec, derisa u bë e ditur që këta të fundit janë larguar në drejtim të panjohur.
Rasti vazhdon nën hetime nga njësitet policore.
“Rahovec 02.06.2023 – 05:10. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se në parkingun e hotelit, dy persona të panjohur i kanë vjedhur veturën e tij dhe janë larguar në drejtim të panjohur. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin”, raporti i plotë i policisë në 24 orët e fundit.