Të hënën në Mitrovicën Verirore një grua ka raportuar rreth dyshimeve që mbesat e saj po rrihen nga nëna e tyre.
“Ankuesja femër serbe kosovare, ka raportuar dhe ka prezantuar video incizime ku mbesat e saj (vajzat e vëllait 2 dhe 3 vjeçare) shihen duke thënë se i ka rrahur e dyshuara, nëna e tyre”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.
Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit.
Rasti vazhdon të hetohet.