Dy persona janë arrestuar dje në Pejë për veprën penale “Marrje me prostitucion”.
Të arrestuarit janë një burrë me shtetësi kosovare dhe një shtetase e Shqipërisë.
“Është arrestuari i dyshuari mashkull kosovar dhe e dyshuara femër shtetase e Shqipërisë nën dyshimin se kanë kryer veprën e cekur.
Në konsultim me prokurorin të dyshuarit pas intervistimit janë liruar dhe rasti procedohet në procedurë të rregullt.“, ka bërë të ditur Policia.