Policia ka informuar sot se një grua ka ndërruar jetë në Drenas.
Viktima është goditur nga një veturë dhe si pasojë e lëndimeve, dyshohet se ka ndërruar jetë.
“I dyshuari mashkull kosovar derisa ishte duke drejtuar veturën dyshohet nga pakujdesia ka goditur viktimën femër kosovare, të cilës i ka shkaktuar lëndime të rënda.
Viktima pasi është dërguar në QKUK për tretman mjekësor, dyshohet për shkak të lëndimeve ka ndërruar jetë.”, ka bërë të ditur Policia.