Të martën në Gjakovë një person është lënduar rëndë pasi u godit nga vetura.
“Ka ndodhur një aksident trafiku i përfshirë një automjet me ngasës të dyshuarin mashkull kosovar dhe këmbësori, viktima mashkull kosovar”, thuhet në Raportin e Policisë së Kosovës.
“Deri te aksidenti dyshohet se ka ardhur nga pakujdesia. Si pasojë e aksidentit lëndime të rënda trupore ka pësuar viktima i cili pas pranimit të tretmanit mjekësor është liruar për në shtëpi”.
“Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit”.