Policia e Kosovës ka arrestuar një 38 vjeçar në Mitrovicë, nën dyshimin për kanosje.
Rasti është raportuar në Stacionin Policor Jugu dhe është inicuar me elemente të veprës penale “Sulm në tentativë”.
“Bazuar në hetimet fillestare dhe sipas deklaratës së ankuesit M/K/Sh, bëhet e ditur se pas një mosmarrëveshje ishte kanosur nga personi i dyshuar. Lidhur me rastin janë ndërmarrë veprime të nevojshme hetimore me ç’ rast është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari S. A, 38 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës”, ka bërë të ditur Policia e Kosovës.
Ndaj personit të dyshuar është caktuar masa e ndalimit policor ndërsa veprimet hetimore i janë paraqitur prokurorit të rastit.