Dje në QKUK ka vdekur gruaja e cila para një jave në rrethana ende të panjohura kishte rënë nga kati i dytë i një shkolle në Ferizaj.
Policia njofton se me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, ndërsa rasti është duke u hetuar,
“Ferizaj 01.06.2023 – 12:11. Me 07.06.2023 lidhur me rastin, nga QKUK është raportuar se viktima femër kosovare e cila ka qenë e lënduar, ka vdekur.
Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti nën hetime”, njofton PK.
Viktima kishte marrë lëndime të rënda më datë 01.06.2023.