Policia e Kosovës ka njoftuar se janë vjedhur disa pjesë të hekurudhës në fshatin Preoc të Graqanicës.
Rasti shkon nën hetime.
“Ankuesi shtetas Italian, ka raportuar se nga persona të panjohur janë vjedhur disa pjesë të hekurudhës.
Lidhur me rastin janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për procedura të mëtejme”, thuhet në raportin e PK-së.