Vetaksident në autostradën “Ibrahim Rugova”, një person i lënduar

Kronikë e zezë

Vetaksident në autostradën “Ibrahim Rugova”, një person i lënduar

Më: 9 qershor 2023 Në ora: 19:16
Ilustrim

Një vetaksident trafiku me të lënduar ka ndodhur këtë të premte në autostradën “Ibrahim Rugova”.

Policia e Kosovës ka konfirmuar se një veturë është aksidentuar në autostradën në drejtimin Prishtinë-Prizren, dhe si pasojë ndihmë mjekësore ka kërkuar shoferja.

“Në ora 17:40, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në autostradë, drejtimi Prishtinë-Prizren. Në aksident është përfshirë vetëm një veturë. Si pasojë e aksidentit shoferja e veturës ka kërkuar ndihmë mjekësore”, ka thënë zëdhënësi Bajram Krasniqi.

Ai ka shtuar se njësitet policore janë marrë me aksidentin.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat