Një shitës i mundshëm droge ka rënë në prangat e Policisë dje në rrugën ‘Ahmet Kaçiku’ në Ferizaj.
Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se një 22-vjeçar po hetohej që një kohë, nën dyshimet për shitblerje të narkotikëve.
Ai dyshohet se shiste në zonat ku qëndrojnë nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme të qytetit.
Gjatë kontrollit trupor, zyrtarët policorë i kanë gjetur dhe sekuestruar disa qese me marihuanë.