Policia e Kosovës ka njoftuar se një person në Vushtrri ka goditur me shkop druri në kokë viktimën mashkull.
Siç njofton Policia, sulmi lidhet me një hakmarrje të mëhershme.
“Vushtrri 10.06.2023 – 18:16. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili për shkaqe të hakmarrjes lidhur me një rast të mëhershëm e kishte sulmuar fizikisht me shkop druri në kokë viktimën mashkull kosovar i cili ndihmën e parë mjekësore e ka marr në emergjencën e Vushtrrisë, pastaj për tretman të mëtejmë mjekësor është dërguar në QKUK”, thuhet në raport policor.
Policia shton tutje se, i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.