Ndihmën e Policisë e ka kërkuar gjatë ditës së djeshme një grua nga Prizreni, e cila e ka raportuar burrin me të cilin ka bashkëjetuar disa vite dhe e kanë një fëmijë.
Atu viktima ka deklaruar se i dyshuari i ka shkuar te banesa të dielën pasdite, ku i ka kërkuar të holla dhe për pasojë i ka shkaktuar frikë e shqetësim.
Për të mos mbaruar me kaq, 30-vjeçari i dyshuar ia ka marrë rreth 6 euro viktimës dhe më pas ndaj saj ka ushtruar dhunë fizike, duke e goditur me grushte.
Personi i dyshuar tashmë është shpallur në kërkim nga Policia, pasi i njëjti nuk është gjetur në shtëpinë e tij.
Si rezultat i denoncimit, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti është iniciuar rasti si “Lëndim i lehtë trupor” dhe “Dhunë në familje”, teksa veprimet e tjera do të ndërmerren posa të sigurohet prezenca e të dyshuarit.