Policia e Kosovës ka njoftuar se të dielën në Pejë, është arrestuar një person pasi ka kanosur dy zyrtarë policorë. Sipas policisë, i dyshuari ishite në gjendje të dehur kur ka kanosur dy zyrtarë policiorë, të cilët ishin gjatë kryerjes së detyrës së tyre.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që në gjendje të dehur ka fyer dhe kanosur dy zyrtarë policorë, gjatë kryerjes së detyrës”.
“Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”.thuhet në raportin e policisë.