Sot rreth orës 12:00 ka ndodhur një vjedhje në lagjen “Aktash” të Komunës së Prishtinës.
Derisa vetura ka qenë e parkuar, disa persona kanë vjedhur dy laptopë të cilët gjendeshin brenda në veturë.
Viktimë e kësaj vjedhje është qytetari Kujtim Deliu, i cili për Indeksonline tregon që i janë marrë edhe dokumente të rëndësishme personale.
“Vetura ka qenë e parkuar, brenda 15 eventualisht 20 minuta sa jam taku me një shok ka ndodh vjedhja. Kur jam kthyer nuk i kam gjetur. Vlera e laptopëve është rreth 1 mijë euro. Nuk po i njoh personat në video, provova me i gjetë, të pakten me mi kthy materialet dhe në rregull. Esenca është ti gjej, jo ndonjë formë hakmarrje a diçka tjetër”, thotë ai.
Deliu njofton se rasti është lajmëruar edhe në Policinë e Kosovës.
Për çdo informatë apelohet të kontaktoni në numrat 043684584 / 044622466 ose Policinë.