Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një burrë dhe një grua çift bashkëshortësh në Malishevë, pasi fillimisht sulmuan fizikisht njëri tjetrin, kurse më pas edhe fëmijët e tyre.
Sipas njoftimit, me vendim të prokurorit burri është dërguar në mbajtje kurse gruaja në repartin e psikiatrisë në Spitalin e Gjakovës.
“Janë arrestuar dy të dyshuarit, një mashkull dhe një femër kosovarë (bashkëshort), pasi që kanë sulmuar fizikisht njëri-tjetrin ndërkohe edhe dy fëmijët e tyre.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa e dyshuara është dërguar në repartin e psikiatrisë në spitalin e Gjakovë”, thuhet në njoftim.