Rrahu gruan e vëllait në Pejë, arrestohet i dyshuari

Kronikë e zezë

Rrahu gruan e vëllait në Pejë, arrestohet i dyshuari

Më: 13 qershor 2023 Në ora: 09:03
Foto ilustrim

Një person është arrestuar pasi që ka sulmuar bashkëshorten e vëllait të tij.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të hënën rreth orës 18:42, në Pejë.

Tutje bëhet e ditur se me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare (bashkëshorten e vëllait të tij). Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në raport.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat