Një furgon që po bënte transportin e disa nxënësve, është përfshirë në një aksident trafiku në fshatin Kliqinë të Pejës.
Rasti ka ndodhur dje rreth orës 12:20.
Si paosjë e aksidentit, nëntë nxënës kanë pësuar lëndime trupore.
Policia bën të ditur se të njëjtit kanë pranuar tretman mjekësor në spital të Pejës dhe më pas janë liruar për në shtëpi.
I dyshuari, drejtues i automjetit, është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.