Policia e Kosovës ka njoftuar se brenda 24 orëve të fundit në Kosovë, janë raportuar gjashtë raste të dhunës në familje.
Kështu bëhet e ditur në raportin 24 orësh të policisë.
Një rast është raportuar në Prishtinë, një në Podujevë, dy në Gllogoc, një në Prizren dhe një në Gjakovë.
Rastet:
Prishtinë 03.06.2023 – 22:16.
Në lidhje me rastin është raportuar se me 13.06.2023 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili për shkak të gjendjes shëndetësore është dërguar në spital dhe gjendet nën përkujdesje të policisë.
Podujevë 09.06.2023 – 15:00.
Me datë 13.06.2023 viktima femër kosovare ka raportuar se ish bashkëshorti i saj, i dyshuari mashkull shqiptar shtetas i Republikës së Maqedonisë Veriore, ka shkuar tek shtëpia e prindërve të saj ku tani jeton viktima dhe e ka kanosur viktimën. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet.
Gllogoc 13.06.2023 – 08:50.
Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje i ka shkaktuar dhunë psikike, viktimës femër kosovare- bashkëshortes së tij. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i njëjti është liruar në procedurë të rregullt.
Gllogoc 12.06.2023 – 14:00.
Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Prizren 01.06.2023 – 12:00.
Me datë 13.06.2023 viktima femër kosovare ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj, i dyshuari mashkull kosovar i cili tani ndodhet jashtë shtetit. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet.
Gjakovë 11.06.2023 – 23:30.
Në lidhje me rastin me datë 13.06.2023 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.