Gjatë ditës së sotme, një zyrtar policor ka paraqitur ankesë në Stacionin Policor në Suharekë ndaj një qytetari për kanosje.
Siç mëson media rasti besohet të jetë i ndërlidhur me një tiketë që zyrtari policor ia ka shqiptuar të dyshuarit disa muaj më parë.
I dyshuari S.D. e ka kanosur zyrtarin policor me fjalët “kom me të shkelë me kerr nëse edhe një herë më shkruan tiketë”.
Rasti është raportuar në stacionin e Suharekës të cilët edhe po e hetojnë rastin.