Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një person në Shtime pasi dyshohet se afër parkingut të një kafiterie për shkaqe të panjohura e kishte therur me thikë viktimën mashkull kosovar.
Rasti ka ndodhur në rrugën “De Rada” në Shtime, të mërkurën në ora 23:30.
Viktima pas marrjes së ndihmës së parë në Shtime është dërguar në QKUK.
I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.