Një person është arrestuar për lëndim të rëndë trupor në Shtime.
Policia njofton se i dyshuari, 27 vjeçar, pas një zënke, me thikë, i ka shkaktuar lëndime të rënda trupore një personi tjetër, 26 vjeçar.
“Me datën 14.06.2023 rreth orës 23:30 policia e stacionit në Shtime ka pranuar një informacion se në rrugën ‘’De Rada’’ në Shtime është një rast lëndimit të rëndë trupor"-thuhet në njoftimin zyrtar.
Postimi:
"Policët e rendit e më pas edhe hetuesit e stacionit i kanë marrë veprimet e nevojshme dhe kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes . Nga hetimet e para është mësuar se i dyshuari E.H (M/K) i moshës 27 vjeçar pas një zënke, me një mjet të mprehtë (thikë) i kishte shkaktuar lëndime të renda trupore personit tjetër A.B ( M/K) i moshës 26 vjeçar, të cilin për ndihmë mjekësore e kanë dërguar në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Shtime, e më pas për tretman të mëtutjeshëm mjekësor është dërguar në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë."