Një person është arrestuar dje në Pejë pasi ka kërcënuar prindërit e tij me jetë.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti ka kanosur me jetë prindërit e tij kosovarë.
I dyshuari pas intervistimit me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.”, ka bërë të ditur Policia.
Rasti i cilësuar si “Dhunë në familje” është duke u hetuar.