Dy shtetas serb njëri mashkulll dhe tjetra femër janë shoqëruar në statcionin policor në Koshticë të Leposaviqit pasi kishin kaluar kufirin ilegalisht nga Serbia për në Kosovë.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës rasti ka ndodhur dje rreth orës 11:00.
Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt.
“Koshticë, Leposaviq, 15.06.2023 – 11:00. Janë shoqëruar në stacionin policor, dy të dyshuar një femër Serbe dhe një mashkull kosovar serb pasi që me veturën kishin kaluar kufirin ilegalisht nga Serbia për në R. Kosovës. Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt”.