Një rasti i dhunës në familje është raportuar në Obiliq (Fshati Kozaricë), ditën e djeshme rreth orës 11:00.
Burimet e Indeksonilne mësojnë se viktima D.S. ka raportuar në polici se vëllai i saj M.S e ka sulmuar fizikisht si pasojë e një mosmarrëveshjeje që kishin pasur, duke i shkaktuar asaj lëndime trupore.
I dyshuari pasi kishte kryer veprën penale ishte larguar nga shtëpia, dhe nuk është arrestuar ende.
Ndërsa viktima ka pranuar tretman mjekësor.
Rasti në hetime.