Policia ka njoftuar se në orët e mbrëmjes të së premten, një person është plagosur nga arma e zjarrit në Kaçanik.
Sipas Policisë, në Emergjencën e Kaçanikut kanë marrë ndihmë mjekësore dy meshkuj, njëri kishte plagë nga arma e zjarrit, ndërsa tjetri lëndime trupore.
“Njësit policore në vend-ngjarje kanë gjetur dhe konfiskuar tri gëzhoja”, thuhet në njoftim.
Rasti është duke u hetuar.