Një veturë është vjedhur nga persona të panjohur mes datës 16 dhe 17 qershor.
Ankuesi E.Krasniqi ka raportuar në polici se vetura i është vjedhur diku mes orës 23 dhe 06:50.
Ai ka pohuar në polici se veturën e ka pasur në rrugën “Washington”.
Vetura e vjedhur, Volkswagen Passat e vitit 2001, posedon ngjyrë të kaltër, teksa pronari i saj ka deklaruar në polici se të gjitha dokumentet identifikuese personale dhe të veturës i ka pikërisht në veturë.
Policia ka nisur hetimet mbi rastin, teksa akoma nuk ka të dyshuar.